Funksionet Connectivity

Kërkesat e sistemit

Pajisje fundore celulare (Tablet, Smartphone)

Android 6.0 (dhe më lart)

iOS 11 (dhe më lart)

Për të përdorur veçoritë e lidhjes, fillimisht duhet të instaloni aplikacionin, i cili ndryshon në varësi të pajisjes suaj.

  • Shkarkoni aplikacionin nga një dyqan i përshtatshëm aplikacionesh (Apple App Store, Google Play Store).
    Shënim: Kërkohet një llogari përdoruesi me AppStore-in përkatës të aplikacioneve.
  • Më pas zgjidhni nën-artikullin MyTools ose Connectivity në aplikacion.

Ekrani i pajisjes tuaj celulare tregon të gjitha hapat e mëtejshëm për lidhjen e veglës elektrike me pajisjen.

Moduli i integruar Bluetooth® Low Energy dërgon një sinjal në intervale të rregullta. Në varësi të mjedisit, mund të kërkohen disa intervale transmetimi përpara se të njihet vegla elektrike. Nëse vegla elektrike nuk njihet, kontrolloni sa vijon:

  • A është distanca me pajisjen celulare shumë e madhe?
    Zvogëloni distancën midis pajisjes celulare dhe veglës elektrike.
  • Fikni Bluetooth® në pajisjen tuaj fundore dhe më pas ndizeni përsëri.
    Kontrolloni nëse vegla elektrike është njohur tani.

Në lidhje me modulin Bluetooth® Low Energy GCY 301‑42, funksionet e mëposhtme të lidhjes janë të disponueshme për veglën elektrike:

  • Regjistrimi dhe personalizimi
  • Kontrolli i statusit, dalja e mesazheve paralajmëruese dhe atyre të gabimit
  • Informacione dhe cilësime të përgjithshme
  • Administrimi

Më tepër informacion do të gjeni në menynë e ndihmës së aplikacionit.